ne mandatin e 5 te do jete krenaria e kombit rama replikon pas komentit te manjas per mua nuk flet ulsiu flas vete 67e2e0f93c2e8

“Në mandatin e 5-të, do jetë krenaria e kombit”, Rama replikon pas komentit të Manjas: Për mua nuk flet Ulsiu, flas vetë!

March 25, 2025
1 minut lexim

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, u ndal këtë pasdite në Lezhë, ku bashkë me drejtuesin politik të këtij qarku, Ulsi Manjën, kanë prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë fjalës së mbajtur, Manja bëri parashikimin për mandatin e pestë të fituar nga PS dhe me Edi Ramën si kryeministër.

“Jo për mandatin e katërt, por po ta shohësh dhe në fletën e votimit kemi numrin 5, pra në këto zgjedhje do shkojmë të ulim Shqipërinë në BE dhe pastaj Edi Ramën në mandatin e 5, që jo vetëm na bën krenar sot në arenën ndërkombëtare, por nesër kur të ulemi në tavolinën e BE, Edi Rama do jetë krenaria kombëtare. Na shkoftë mbarë kryeministër dhe të ftoj t’u flasësh të rinjve dhe të rejave të Lezhës dhe mos harroni numrin 5, në fletën e votimit, Edi Rama kryeministër, mandati i katërt i PS”, tha Manja.

E fill pas këtij komenti ka reaguar vetë Rama.

“E para dua ta bëj të qartë se kjo e fundit ishte tërësisht e Ulsiut, e mandatit të pestë, jo se PS nuk do marrë mandatin e pestë, por për pjesën time flas vetë unë, nuk flet Ulsiu, se ky edhe ministër drejtësia, edhe prokuror, nga Dibra po dhe do thonë njerëzit që duhet të dijë ndonjë gjë ky, por jo nuk di gjë”, replikoi Rama.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

dokument mustafa imeri emerohet drejtor i filharmonise 67e2db95dffaa
Story i mëparshëm

Dokument/ Mustafa Imeri emërohet drejtor i Filharmonisë

varroset gruaja qe u vra dje ne stanoc te vushtrrise 67e2ea58ddaa2
Story i radhës

Varroset gruaja që u vra dje në Stanoc të Vushtrrisë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë