Në male borë, deri të enjten moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut

Mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët është shënuar në Kodër të Diellit, -4 gradë Celsius. Një shkallë nën zero janë matur në Llazaropole dhe në Hanet e Mavrovës. Pasojnë Krusheva me 0 gradë, 2 në Berovë, 3 në Prilep, Kumanovë, Kriva Pallankë dhe Vinicë, 4 në Tetovë, Manastir, Shkup – Zajçev Rid, Shtip, Kavadar, Dibër dhe Veles, 5 në Demir Kapi dhe Pretor, 6 në Strumicë, Ohër dhe Dojran dhe 7 gradë Celsius në Gjevgjeli, njoftoi DPHM.

Në 24 orët e fundit deri në orën 7 të mëngjesit të sotëm, më së shumti shi prej 22 l/m2 ka rënë në Hanet e Mavrovës, 16 në Llazaropole, 13 në Dibër, 12 në Tetovë, Pozharanë, Shkup – Petrovec, 10 në Kodër të Diellit, Kumanovë, Shkup  – Zajçev Rid, 6 në Kavadar, 5 Veles, Pretor, 4 Demir Kapi, Kriva Pallankë, 3 Shtip, Berovë, 2 Prilep, Krushevë, Topollçan, 

Gjatë natës ajër më i ftohtë dhe rritje të vranësirave janë zhvendosur në lindje dhe juglindje të vendit. Ka pasur reshje shiu, që në pjesën e parë të natës janë përcjellë me bubullima të rralla, e herë pas here kanë qenë të rrëmbyeshme.

Deri të enjten do të mbajë mot herë pas here jostabil me reshje përmbyteshe, bubullima të rralla dhe herë pas here erë e përforcuar, ndërsa temperaturat ditore do të jenë në rritje graduale.

Sipas parashikimt të DPHM, moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme shiu, në disa vende më të rrëmbyeshme, të ndjekura me bubullima të rralla, veçanërisht paradite.

Në pjesët më të larta malore do të bie borë. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë. Pasdite vranësira do të ulet. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 16 gradë Celsius. 

Në Shkup paradite do të ketë reshje të shiut të cilat përkohësisht do të jenë më të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë mesatare përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 15 gradë.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Joseph publikon foto nga Mitrovica e Veriut, thotë se anëtarësimi në KiE do të ishte një fillim pozitiv për shqiptarët dhe serbët

Story i radhës

Mjekët e familjes nuk do të punojnë disa orë për shkak të vrasjes së mjekut në “Zhelezarë”

Të fundit nga