Në majën Vërtop – Isa Aga – Korff 

min lexim

Këtë të diel, me “Hikingnjerin” në majën Vërtop – Isa Aga – Korff 2555 metra, e cila gjendet në kufi midis Kosovës dhe Maqedonisë Veriore, Sharri i Dragashit, Opojë.

“Këto dy Maje, të cilat shtrihen në pjesën e Sharrit të Manastiricës / Struzhës / Zaplluxhës, gjenden në kufi mes Kosovës dhe Maqedonisë veriore, midis Prizrenit dhe Tetovës në bjeshkët e Opojës.

Vështirësia e ecjes është mesatare me 15 km ecje komplete (lartë / poshtë, varësisht se cilin verzion do ta bëni).
Fillestarët, të cilët nuk mund të ngjiten në cak, mund ta kalojnë ditën në natyrë madhështore të Sharrit me pamje mbresëlenese në qafën mes Korffit dhe Karanikollës, pa u ngjitë në maje.

Edhe nga aty mund të shihen pamjet 360 shkallëshe. Ata që rrijnë në atë bazë do ti marrim gjatë kthimit prapa.

Të fortit mund të zgjedhin të ngjiten në majën e madhe, 2555 metra, të voglën 2473m ose në të dyjat!!

Se cilin version do ta bëni do të vendosni kur të mbërrijmë te stacioni i parë, në qafë dhe majën e madhe 2555 metra”, njofton mes tët jera “Kosova Hiking Trips”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

4 gjëra që duhet të bëni çdo mëngjes për të qenë më shumë produktivë

Story i radhës

​41 të vdekur e 11 të plagosur nga shpërthimi në një minierë në Turqi

Të fundit nga