Sot të ftuara në emisionin “Pardon My French” kanë qenë velinat e Fiks Fare, Marinela Bici dhe Kejsi Kokeri. Bukuroshet kanë zbuluar më shumë rreth eksperiencës së tyre në emisionin investigativ dhe kanë zbuluar më shumë detaje në lidhje me jetën e tyre personale dhe jo vetëm…
Gjatë intervistës Jonida dhe Elona kishin përgatitur disa pyetje mjaft pikante për vajzat, ku ndër to njëra prej tyre që sigurisht mori shumë vëmendje dhe u diskutua gjatë ishte sa i përket fiksimit apo ‘celebrity crush’. Vajzat zbuluan emrat e djemve….
Kejsi: Ledri Vula.
Marinela: Unë do thoja Sardin. Nuk e di sa herë e kam dëgjuar këngën e tij të re “Deti”.
Jonida: Ke rënë në dashuri me këngën apo me Sardin?
Marinela: Me të dyja.
Elona: Duke qenë që Sardi është në Top Channel në “Dancing With The Stars” e ke takuar?
Marinela: Një herë.
Elona: Ia ke thënë apo t’ia themi ne?
Marinela: Nuk ia kam thënë.