Shkup, 17 nëntor – Në Kuvend sot duhet të vazhdojë mbledhja e 79-të në rend dite të së cilës janë disa ratifikime të marrëveshjeve ndërshtetërore, propozim ligje dhe vendime, si dhe raporte vjetore të institucioneve.
Deputetët duhet t’i ratifikojnë marrëveshjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për partneritet për programin IPA dhe për statusin e pjesëtarëve të Armatës së RMV-së dhe forcave të sigurisë së Kosovës gjatë stacionimit të tyre të përkohshëm në territoret e dy shteteve. Për ratifikim është edhe marrëveshja mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Serbisë për themelimin e Qendrave Informative-Kulturore në Beograd dhe në Shkup.
Në rend dite janë edhe Propozim-ligji i plotësuar për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje, Propozim-ligji për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut për detyrimet për Marrëveshjen për kredi për financimin e Projektit për mbështetje të likuiditetit të SHA EMV në kushte të krizës energjetike, e cila do të lidhet mes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Shoqatës Aksionare për Prodhimin e Energjisë Elektrike Elektranat e Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtër.
Pika të pashqyrtuara të kësaj mbledhje janë edhe Propozim Kodi për shfuqizimin e Kodit të Sjelljes Etike të Deputetëve në Kuvend dhe propozim ligjet për inspektim financiar në sektorin publik, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kontroll kufitar dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Familje.
Ka edhe shumë kërkesa për dhënien e interpretimit autentik të neneve të ligjeve
Burimi: zhurnal.mk