11
Shkup, 8 tetor – Në Kuvend sot do të shënohet Dita ndërkombëtare për uljen e rreziqeve nga katastrofat – 13 Tetori me debatin “Të rinjtë për uljen e rrezikut nga katastrofat”.
Siç paralajmërojnë nga shërbimi i Kuvendit për shtyp, në ngjarje, fjalime hyrëse do të mbajnë Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit, Veronik Ulman, ambasadore e Zvicrës, Marina Dimovska, sekretare e përgjithshme e Kuvendit dhe Armen Grigorian, përfaqësues i përhershëm i Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).
Ndërkaq, fjalime tematike do të kenë Dragana Bojkovska, kryetare e Klubit të deputetëve të rinj në Kuvend, Emilia Angellova, zëvendëskryetare e Komisionit për arsim, shkencë dhe sport dhe Ilire Dauti, kryetare e Komisionit për politikë sociale, demografi dhe të rinj.
Në fund të ngjarjes është planifikuar të mbahet diskutim dhe propozime për përfshirjen e të rinjve në politikat për ulje të rreziqeve nga katastrofat.
BURIMI: zhurnal.mk