E gërditshme se në çfarë kushte stërvitnin hendbollistet e Kastriotit të Ferizajt, shtatë herë kampione të Kosovës!
Trajneri kondicional, Arlind Ibrahimi, punonte më vajza, mungonin trajneret kryesore!
Në 3-4 vende brenda sallës, pikonte uji goxha si shumë nga çatia!
Ferizaj
Të vraposh në parket, rrezikshmëri e lartë.
Dy kovë ishin vendosur pothuajse në mes të sallës, pikonte uji aty, ndërsa ishte shtruar edhe një mbulojë por pa sukses!
Të luanin lojtaret mes vete as që diskutohej sepse parketi në shumë vende ishte i goditur nga pikat e ujit!
Kapitenja Vahide Gashi me hendbolliste stërvitej me intensitet të shtuar prapa portave, ndërsa fusha as që shfrytëzohej dhe as futej brenda duke iu shmang ndonjë rrëshqitje apo lëndimi!
Pasi vajzat përfundojnë stërvitjet, pas orës 18.30 duhej të stërvitnin djemtë e hendbollit!
Dështon stërvitja. Reduktimet e rrymë. Gjeneratori tash e disa ditë nuk punon, edhe një turp i radhës!
Hendbollistët të dëshpëruar, pyesin njëri – tjetrin: Reduktime po, gjeneratori i prishur, çfarë të bëjmë? Kokulur e të zhgënjyer dalin nga palestra “Bill Clinton” në Ferizaj, Festim Mustafa, Jeton Bislimi, Albin Thaçi, Beni Syla etj.
Në tribunën prapa portës, dritarja e hapur, frynte erë e fortë, saqë i pengonte sportistet edhe brenda palestrës! Tash e një kohë askush nuk i bie në mend se duhet edhe dritarja të rregullohet dhe mos të rrezikohet shëndeti i sportistëve.
“Çatia pikon, po thonë ka ditë që po punojnë por punët po shkojnë ngadalë shumë dhe nuk di se çfarë do të bëjmë kur ftohet koha”, – shprehin shqetësimet disa nga zyrtarët e KH Kastriotit.
Të mërzitur po se po, humbet një stërvitje në mungesë të rrymës dhe në anën tjetër aq më shumë që binte shi aq më shumë pikonte çatia.