Në kulmin e karrierës së tij, Don Xhoni merr vendimin e papritur

1 minut lexim

Ai arriti të shpërthente në një kohë kur një pjesë e madhe e njerëzve ishin të mbyllur në shtëpi. Po flasim për Xhonatan Isufin, i njohur si Don Xhoni, i cili në kulmin e karrierës së tij ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen.

Reperi ka vendosur të largohet nga menaxhimi i “Gjoni Black Ent”, ku pati edhe shpërthimin e madh.

Mesa duket kjo ndarje nuk ka qenë konfliktuale, por është pranuar me konsensus nga dyja palët.

“Të nderuar dashamirë, desha t’ju informoj që me marrëveshje të dyanshme nuk jam më pjesë e labelit GjoniBlack Ent., i falenderoj nga zemra djemtë për punën edhe kontributin e dhënë përgjatë këtij rrugëtimi që kemi pas. Sigurisht që pa ta nuk do isha këtu ku jam, prandaj uroj që sukseset për ta mos të ndalen kurrë, ndërsa miqësia jonë do jetë e përjetshme”, ka shkruar Don Xhoni në Instastory.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Krimi që tronditi opinionin/ Ky është autori i vrasjes së dyfishtë

Story i radhës

Gjobiten 167 shoferë në Shkup, 39 për tejkalim të shpejtësisë

Të fundit nga