Në Kubë do të mbahet samiti “G77+Kina”

September 15, 2023
1 minut lexim

Me pjesëmarrjen e shumë presidentëve nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine, nën organizimin e vendit të Karaibeve, Kubës, do të mbahet samiti “G77+Kina”, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate nga autoritetet, samiti do të mbahet më 15-16 shtator në kryeqytetin Havana dhe do të fillojë me fjalimin e hapjes nga presidenti i Kubës, Migul Diaz Canel dhe sekretari i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Në samit krahas Canel dhe Guterres do të marrin pjesë edhe shumë përfaqësues të vendeve përfshirë presidentin e Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, presidentin e Argjentinës, Alberto Fernandez, presidentin e Kolumbisë, Gustavo Petro dhe presidentin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphos.

Presidenti i Kubës, Migul Diaz Canel, në një postim nga llogaria e tij në median sociale X, u shpreh: “Që nga samiti i Havanës, ne rikonfirmojmë angazhimin tonë për multilateralizëm, bashkëpunim dhe zhvillim”.

Në lajmet në shtypin e Kinës, njoftohet se anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Li Xi, do të marrë pjesë në samit si përfaqësues special i presidentit të Kinës, Xi Jinping.

Edhe ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodriguez, në një deklaratë të bërë më 13 shtator vuri në dukje se në samit do të diskutojnë rolin e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.

G77 u themelua në vitin 1964 nga 77 vende. Grupi i cili përfshin Azinë, Afrikën dhe Amerikën Latine sot ka 134 anëtarë.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

140 denarë në ditë për ushqim, MASH tregon obligimin shtesë që duhet ta realizojnë studentët për të fituar subvencionin në fjalë

Story i radhës

Shuhet pas disa orësh zjarri në pallatin 10-katësh në Tiranë, shoqërohet në polici administratori i ndërtesës

Të fundit nga

ShkoLartë