Në Kosovë priten reshje bore, temperaturat zbresin nën 0 gradë Celsius

Për të dielën parashikohet të kemi depërtimin e masave të ftohta me origjinë polare, me ç’rast moti do të karakterizohet kryesisht i vranët dhe pritet të ketë reshje lokale shiu e bore, kryesisht në sasi të pakta.

Era do të fryjë nga kuadrati i verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje drastike, ku fillimisht gjatë mëngjesit minimalet do të lëvizin prej 3 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 10°C.

Në orët vijuese temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, duke zbritur prej 0 deri 3°C në shkallë vendi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bekteshi do të marrë pjesë në Samitin e Kombeve të bashkuara për ndryshimet klimatike

Story i radhës

​Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar

Të fundit nga