ne kosove jane arrestuar zyrtare te sherbimit inteligjent te ushtrise se maqedonise thote deputeti i vmro se 641c22b2079ba

Në Kosovë janë arrestuar zyrtarë të shërbimit inteligjent të Ushtrisë së Maqedonisë, thotë deputeti i VMRO-së

March 23, 2023
1 minut lexim

Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE thotë se para 10 dite në Kosovë janë arrestuar agjentë të shërbimit të inteligjencës në Maqedoni, përcjell TV21. Kovaçki thotë se të njëjtit ishin dërguar në Kosovë nga ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. TV21

“Operativët e inteligjencës janë dërguar në Kosovë rreth 10 ditë më parë nga ministrja Sllavjanka Petrovska, por në të njëjtën ditë që ata kanë mbërritur në Kosovë, ata janë ndaluar për aktivitete të dyshimta. Për 10 ditë nga Ministria e Mbrojtjes heshtin për arrestimin në Kosovë të operativëve të Shërbimit të Sigurisë dhe Informimit Ushtarak. Se çfarë kërkonin oficerët e inteligjencës shtesë në territorin e Kosovës, ku tashmë ekziston misioni i NATO-s dhe pse Sllavjanka Petrovska i dërgoi operativët pa aminin e komandantit përgjegjës, mbetet të përgjigjet vetë ministrja e Mbrojtjes. As që dua të mendoj se oficerët tanë të inteligjencës u arrestuan sepse në territor të huaj u paraqitën si oficerë të zbulimit. Ndryshe, Sllavjanka Petrovska për ta mbuluar paaftësinë, menjëherë pas disa ditësh dërgoi në Kosovë zyrtarë shtesë nga i njëjti shërbim, por kësaj radhe me një njoftim te autoritetet dhe nën petkun se duhet të zhvillojnë bisedime me anëtarët e Kontingjenti maqedonas të cilët janë me mision në Kosovë”, tha mes tjerash Kovaçki./tv21.tv

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

valon berisha ndaj izraelit ndeshje e veshtire por kualifikimi eshte i mundur 641c22af3d75f
Story i mëparshëm

Valon Berisha: Ndaj Izraelit ndeshje e vështirë, por kualifikimi është i mundur

hebrenjte britanike protestojne ne londer kunder pushtimit izraelit 641c233557cd3
Story i radhës

Hebrenjtë britanikë protestojnë në Londër kundër “pushtimit izraelit”

Të fundit nga

​Nestle investon në kafenë e Brazilit

Gjigandi zviceran i ushqimit Nestle ka njoftuar se planifikon të investojë 88.7 milionë dollarë, në kapacitetin prodhues në Brazil në segmentin e pijeve të kafesë nga linja Nescafe deri në vitin 2028.
ShkoLartë