Në komunën e Qendër Zhupë sot për herë të dytë po mbahen zgjedhjet për kryetar

August 20, 2022
1 minut lexim

Në komunën e Qendër Zhupë sot për herë të dytë po mbahen zgjedhjet për kryetar.

“Në orën 7 janë hapur të 16 qendrat e votimit, në listën e vetme zgjedhore janë të regjistruar 7154 persona dhe për ta zgjedhur kryetarin komunës duhet të ushtrojnë të drejtën e votës 2385 persona, dje kanë votuar 29 të sëmurë dhe të pafuqishëm. “, tha Nexhip Iljaz për MIA-n” Kryetar i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Ai pret që dita e zgjedhjeve të shkojë mirë, me një pjesëmarrje më të madhe pasdite.

Në këtë komunë mërgimtare, ku mbi 60 për qind e popullsisë jetojnë në vende të Evropës Perëndimore, vota për kryetar komune po përsëritet pasi nuk janë siguruar as në zgjedhjet e rregullta lokale të 17 tetorit të vitit të kaluar dhe as ato të përsëritura më 17 prill të këtij viti.. Në tetor pjesëmarrja ishte 25,77 për qind, ndërsa në prill 29,97 për qind.

Për shkak të pranisë masive të mërgimtarëve, të cilët tradicionalisht vijnë në rajonin e tyre të lindjes në gusht, me të drejtë pritet të sigurohet përqindja e nevojshme e pjesëmarrjes.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në Tetovë, votohet për këshilltarë të këshillit të komunës së Tetovës

Story i radhës

Tetova sot voton për përbërjen e re të këshillit të komunës

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë