Në Komunën e Gostivarit u hap çerdhja e re në kuadër të Kopshtit të Fëmijëve “Lulishtja”

January 25, 2024
1 minut lexim

Gjatë ditës së sotme në prani të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Jovana Trençevska dhe sekretari shtetëror Flakran Bexheti u promovua çerdhja e re në kuadër të kopshtit të fëmijëve “Lulishtja”.

Kryetari Taravari rikujtoi se gjatë vitit 2017 ka pasur 400 vende në çerdhet e Gostivarit, ndërsa tani ka 800 fëmijë. Përkatësisht është dyfishuar numri i fëmijëve që marrin përkujdesje në çerdhe.

“Lista e pritjes me hapjen e këtij kapaciteti do të ulet në 150, kurse në fillim të qeverisjes sonë e gjetëm me 350 deri 400. Kënaqësi e veçantë është të shoh kushtet në këtë çerdhe si dhe në të gjitha çerdhet tjera”, u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Ndryshe, Komuna e Gostivarit vazhdimisht kujdeset për arsimin parashkollor për shkak se investimi në arsim është investim për të ardhmen.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

NASA: Shkencëtarët zbulojnë dhjetëra planete që mund të mbështesin potencialisht jetën

Story i radhës

KFOR bën ndërrimin e Komandës Rajonale – Perëndim

Të fundit nga

​Kadri Veseli feston datëlindjen e 58-të

Kadri Veseli feston sot ditëlindjen e tij të pesëdhjetetetë. Ai u lind më 31 maj 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës. Dy vite
sqmken
ShkoLartë