Në Klinikën e Onkologjisë jep dorëheqje Dr.Gëzim Hodolli, ekspert i Fizikës Mjekësore

Eksperti i Fizikës Mjekësore prof.Ass.dr.Gëzim Hodolli në Klinikën e Onkologjisë ka dhënë dorëheqje nga ky institucion.

Për kontributin e tij dhe angazhimin e palodhur në Telebrahiterapi në QKUK gjatë më shumë se 10 vjetëve, në Klinikën e Onkologjisë është organizuar një përcjellje për Dr.Hodollin.

Pas dorëheqjes së tij në Klinikën e Onkologjisë kanë mbetur vetëm edhe katër ekspertë në këtë  fushë me kuadro deficitare.

Sipas shërbimit të Fizikës Mjekësore Dr.Hodolli ishte një ekspert në fushën e fizikës mjekësore dhe udhëheqës i shkëlqyeshëm.

“Angazhimi i tij në përmirësimin e trajtimit të pacienteve dhe në ndihmën e të tjerëve për të kuptuar thellësinë e radioterapisë ka lënë një ndikim të madh. Me profesionalizmin e tij dhe angazhimin multidisiplinar bëmë shumë arritje: si hapjen e Brahiterapisë dhe trajtimin e pacientëve me IMRT për herë të parë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Shërbimit të Fizikës Mjekësore në QKUK.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një koment nga shqiptari, hallakat serbët 

Story i radhës

Zyba: Ditët e mira do të vijnë shumë shpejt

Të fundit nga