Në Kinë regjistrohen vdekjet e para nga koronavirusi pas një viti

Autoritetet shëndetësore të Kinës raportuan dy vdekje nga COVID-19 të shtunën, vdekjet e para që nga janari i vitit të kaluar, teksa vendi po lufton me një rritje të rasteve me variantin Omicron.

Vdekjet, të dyja në provincën verilindore Jilin, e çojnë numrin e vdekjeve nga koronavirusi në këtë vend në 4,638, që nga fillimi i pandemisë.

Kina raportoi 2,157 raste të reja të shtunën, me shumicën e rasteve në Jilin, raporton Guardian.

Provinca ka vendosur një ndalim udhëtimi, me njerëzit që kanë nevojë për leje nga policia për të udhëtuar përtej kufijve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qytetarët sot sërish në protestë kundër rritjes së çmimeve, përshkallëzim i qëndrimit, ja çfarë është paralajmëruar

Story i radhës

Ish ministri thumbon Ramën dhe Delina Ibrahimajn

Të fundit nga