Autoritetet shëndetësore të Kinës raportuan dy vdekje nga COVID-19 të shtunën, vdekjet e para që nga janari i vitit të kaluar, teksa vendi po lufton me një rritje të rasteve me variantin Omicron.
Vdekjet, të dyja në provincën verilindore Jilin, e çojnë numrin e vdekjeve nga koronavirusi në këtë vend në 4,638, që nga fillimi i pandemisë.
Kina raportoi 2,157 raste të reja të shtunën, me shumicën e rasteve në Jilin, raporton Guardian.
Provinca ka vendosur një ndalim udhëtimi, me njerëzit që kanë nevojë për leje nga policia për të udhëtuar përtej kufijve.