ne kete finale fitoi eksperienca brdaric i zhgenjyer por do ta provojme serish 68228a5f28194

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

May 13, 2025
1 minut lexim

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric u shfaq tepër i zhgënjyer nga performanca e skuadrës së tij pas disfatës 0-4 ndaj Egnatias, në finalen e “Final 4”, të zhvilluar në “Arenën Kombëtare”.

Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, trajneri gjerman u shpreh se eksperienca e rrogozhinasve ishte vendimtare sot teksa i uroi këta të fundit për titullin.

“Pikë së pari dua të falenderoj të gjithë tifozët për suportin e mrekullueshëm që kanë bërë në stadium. Objektivi ishte t’i kthenim mbrapa gjithë atë mbështetje. Mbas humbjes kundër kampionëve në fuqi, dua t’iu uroj fitoren, respekt maksimal.

Dua të falenderoj edhe klubin e Vllaznisë, për atë çka kemi arritur, vendin e dytë. Sot duhej të luftonim më shumë, për të fituar. 

Do ta provojmë përsëri. Sot patëm shanse, për 2 dekada nuk marrim titullin, ai ishte objektiv i madh, normal jemi të mërzitur. Ishte një sezon i vështirë, luajtëm, por duhet të reagojmë sa më shpejt.  

Kemi pësuar mjaft gola të thjeshtë, sidomos golin e parë. Këto ndikojmë psikologjikisht. Ishim nervozë, nuk patëm mundësi të implementojmë lojën tonë. Nuk e implementuam atë që deshëm për të mundur Egnatian. – tha ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

fasada rrezikon kalimtaret ne dardani qytetari raporton incidentin ne polici 682286de32475
Story i mëparshëm

Fasada rrezikon kalimtarët në Dardani – qytetari raporton incidentin në polici

a do ti ndaloje be ja telefonat ne shkolle 68228e22450ff
Story i radhës

A do t’i ndalojë BE-ja telefonat në shkollë?

Të fundit nga

Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se ka shpërthyer gypi kryesor që furnizon rrugën “Lutfi Musiqi” në Vushtrri. Si pasojë, KRU “Mitrovica” thotë se kjo zonë mbetet pa ujë deri
ShkoLartë