ne kerkim te vrasesit te katert vrasja e bujshme e agim bucit per te cilen u zbulua edhe autori trete 62001f0e132ad

Në kërkim të vrasësit të katërt/ Vrasja e bujshme e Agim Bucit për të cilën u zbulua edhe autori tretë

February 6, 2022
1 minut lexim

Një gjurmë e këqyrur në një skenë krimi këtu në Kamëz dhe e krahasuar me të dhënat papilare të një vrasësi me pagesë, janë bërë shkak për rihapjen e vrasjes se Agim Bucit, i vrarë nga disa persona , që më pas janë dënuar.

Gjatë kësaj përleshjeje gruaja e tij mbeti e plagosur nga armët e zjarrit.

Teksa ngjarja është hetuar si vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen e Bucit, shkresa që konfirmon Albert Zajen si autorin e tretë  iu përcoll prokurorisë në fillim të këtij muaji. Për vrasjen e Bucit nën akuzë dhe të dënuar nga shkalla e parë janë Ruzhdi Hoda dhe Vladimir Kuri, kurse Zaja , 38 vjeç rezulton i prangosur për vrasjen e dyshuar me pagesë të Shkëlzen Kastratit  ndodhur në Fier.

Por emri i tij është përmendur edhe nga të dyshuarit por nuk u mor parasysh derisa dolën përgjigjet.

Njëri nga të akuzuarit gjatë gjykimit në Apel që është në pritje të rezultateve të kriminalistikës pohoi se ishte paguar për të vrare Agim Bucin. Por i vëllai i të ndjerit, Ferit Buci këmbëngul se në krim ka marrë pjesë edhe një i katërt ende i paidentifikuar.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

familja nuha mahnit kosoven babai kryetar djali i madh trajner e djali i vogel kampion 62001f0a8ef24
Story i mëparshëm

Familja Nuha mahnit Kosovën, babai kryetar, djali i madh trajner e djali i vogël kampion! 

vazhdon te jete ne gjendje te rende personi i plagosur me arme zjarri ne gjakove 62001f108e4ce
Story i radhës

Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë personi i plagosur me armë zjarri në Gjakovë

Të fundit nga

ShkoLartë