Në kërkim të një numri 9, Tuchel: Ekipi nuk di të shënojë, më vjen inat se shpërdorojmë

July 28, 2023
1 minut lexim

Trajneri i Bayernit Thomas Tuchel, është shprehur se nuk është një lajm i ri se ekipit i mungon një numër 9.

Në ndeshjen kundër Manchester Cityt ekipi krijoi 10 raste në të cilat vetëm 4 përfunduan me goditje në portë dhe mungesa e një qendërsulmuesi të mirëfilltë ndjehet në kampin bavarez. Gjigantët gjermanë po ndjekin me interes situatën e sulmuesit Harry Kane, me anglezin i cili për momentin duket larg edhe pse ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratë. Në miqësoren e luajtur përballë ekipit të Pep Guardiolës, ekipi krijoi mjaftueshëm por arriti të shënojë vetëm një herë. Dhe trajneri ka shprehur hapur pakënaqësitë për repartin e avancuar.

“Nuk është më një lajm i ri që ne po kërkojmë për një numër 9, siç e shihni ne në çdo ndeshje përpiqemi të improvizojmë, por është shumë e vështirë, duhet një lojtar natyral për atë pozicion. Kundër Cityt krijuam shumë raste dhe më vjen inat që nuk e kemi lojtarin e duhur për t’i finalizuar rastet tona”.

Bayerni e nisi ndeshjen me treshen Gnabry, Koman, Sane të cilët ishin të pamjaftueshëm për të shënuar. Goli erdhi vetëm në pjesën e dytë me talentin francez Mathyas Tel i cili shfrytëzoi një top të kthyer pas pritjes së portierit Ederson.

Sezoni i ri është gati të nisë së shpejti dhe Bayerni duhet të gjejë shpejt një zgjidhje për sa i përket numrit 9, i cili i mungon që nga largimi i Robert Lewandowskit drejt Barcelonës, pozicion ky që i krijoi jo pak probleme klubit gjerman edhe sezonin e kaluar. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bideni takohet me Melonin, vlerësojnë shtensionimin e situatës në veri të Kosovës

Story i radhës

Krijuan skema mashtrimi me qëllim përfitimin përmes rimbursimit të TVSH-së, pranga 2 shqiptarëve, në kërkim 3 italianë

Të fundit nga

ShkoLartë