ne kerkim nderkombetar per trafik te narkotikeve arrestohet i riu ne durres pritet ekstradimi drejt italise 68b80d7650de9

Në kërkim ndërkombëtar për trafik të narkotikëve, arrestohet i riu në Durrës, pritet ekstradimi drejt Italisë

September 3, 2025
1 minut lexim

Shtetasi Rando Murataj i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar këtë të mërkurë në Durrës.

25-vjeçari akuzohet nga autoritetet italiane, për trafikim të narkotikëve.

Gjykata e Breshias, Itali, me vendimin e datës 31.01.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Night in”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Durrës dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 25-vjeçar i akuzuar nga autoritetet italiane, për trafikim të narkotikëve.

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Night in”.

Gjatë këtij operacioni, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi R. M., 25 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Breshias, Itali, me vendimin e datës 31.01.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

grafite kercenuese ndaj kurtit ne veri deklarohet policia 68b80cc1c223d
Lajmi i mëparshëm

Grafite kërcënuese ndaj Kurtit në veri, deklarohet policia

burri nga india dogji per se gjalli gruan mendonte se kishte lekure shume te erret gjykata e denon me vdekje 68b80dd5511d4
Lajmi i radhës

Burri nga India dogji për së gjalli gruan, mendonte se kishte lëkurë shumë të errët – gjykata e dënon me vdekje

Të fundit nga

ShkoLartë