Prej sot, kompanitë mund të gjobiten nëse nuk i ulin çmimet e produkteve të bulmetit dhe të pastave, transmeton TV21.
Në marketet në Shkup, aty ku inspektuan funksionarët, makaronat tashmë ishin 43 denarë.
Por ky produkt i njëjtë nuk mban çmimin e njëjtë edhe në Kërçovë.
Në Kërçovë, sonte makaronat e prodhimit të njëjtë dhe sasisë së njëjtë, mbanin çmimin 52 denarë.
Shtrohet çështja se nëse masa e njëjtë, për uljen e çmimit të produkteve të bulmetit dhe të makaronave vlen njëjtë në të gjitha qytetet e vendit?
Në praktikë shihet se jo!
Ngjashëm ndodhi edhe me qumështin…
Burimi: TV21