Në jetë duhet të kujdesemi vetëm për këto dy gjëra

December 13, 2022
1 minut lexim

Receta për lumturi është aq e thjeshtë, ndërkaq ekziston me shekuj

Asgjë nuk është ashtu e përhershme si mençuria e paraardhësve tanë, ndërkaq të gjitha recetat e tyre janë aq të aplikueshme edhe sot e kësaj dite.

Për lumturinë njerëzore është thënë shumëçka, të moshuarit na kanë dhënë receta të shumta, mirëpo një të këtillë të thjeshtë ende me siguri nuk e keni parë.

Siç thonë të moshuarit, për lumturinë ju nevojiten vetëm dy gjëra, shikoni cilat janë ato:

Në jetë duhet të kujdeseni vetëm për dy gjëra:

A jeni të shëndetshëm apo të sëmurë.

Nëse je i shëndetshëm, atëherë nuk ke për çka të brengosesh.

Mirëpo, nëse je i sëmurë, vetëm për dy gjëra duhet të kujdesesh:

A do të shërohesh apo do të vdesësh.

Nëse do të shërohesh, atëherë nuk ke për çka të brengosesh.

Mirëpo, nëse do të vdesësh vetëm për dy gjëra duhet të brengosesh:

A shkon në parajsë apo në ferr.

Nëse shkon në parajsë, nuk ke përse të brengosesh. Mirëpo nëse shkon në ferr, do të jesh aq shumë i ngarkuar duke u përshëndetur me miqtë kështu që nuk do të kesh kohë për brenga!

Pra, përse të brengosesh? Bëhu i lumtur!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Cilët janë gjashtë banorët e nominuar në Big Brother VIP Kosova?

Story i radhës

Të martohesh apo të mos martohesh? 5 arsye për të dya!

Të fundit nga

ShkoLartë