“Ne jemi të frikësuar nga lufta e madhe”/ Presidenti i Ukrainës tregon datën kur mund të sulmohet nga Rusia

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka lëshuar një deklaratë ku shpreh frikën për mundësinë e një pushtimi rus të Ukrainës, por duke përshëndetur fuqinë e vendit të tij.

Udhëheqësi ukrainas tha se kishte dëgjuar raportet e SHBA se Rusia mund të pushtonte të mërkurën, por tha se do ta bënte 16 shkurtin një “ditë uniteti”.

“Ne jemi të frikësuar nga lufta e madhe dhe data e pushtimit ushtarak është caktuar sërish”, tha Zelensky në deklaratë.

“Kjo nuk është hera e parë, por shteti ynë sot është më i fortë se kurrë. Ne duam paqe dhe duam t’i zgjidhim të gjitha çështjet ekskluzivisht përmes negociatave”.

Presidenti vazhdoi të parashikojë se rajonet e Donbass dhe Krimesë do të kthehen në kontrollin e Ukrainës me mjete diplomatike.

Ai vlerësoi ushtrinë e Ukrainës dhe tha se ajo është “shumë herë më e fortë se tetë vjet më parë”.

Zelensky tha se më 16 shkurt “ne do të ngremë flamuj kombëtarë, do të vendosim shirita blu dhe të verdhë dhe do t’i tregojmë botës unitetin tonë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Enca e zbulon se me kë do të bëjë dashuri sonte

Story i radhës

Gjuajtje me vezë dhe dyer të thyera në shtëpinë ku u shpërngulën anëtarët e grupit hebre në Kumanovë

Të fundit nga