Në ITSHKSH promovohet libri “Një shqiptar në CIA…”

Të marten në ITSHKSH është promovuar libri biografik
“Një shqiptar në CIA – dy jetët e Destan Berishës” i autorit Bashmir
Xhemaj.
Ky libër i rrallë bën fjalë për një shqiptar nga Prizreni, Destan
Berisha që u rreshtua përkrah Agjencisë Amerikane të Inteligjencës
(CIA) pas Luftës së Dytë Botërore, është mbështetur në arkiva të
CIA-së dhe shumë burime të tjera arkivore e intervista në Kosovë,
Shqipëri, Amerikë, Gjermani, Angli dhe Greqi.
Duke folur për librin,drejtori I ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, vuri
në dukje se autori Bashmir Xhemaj ka sjellë dëshmi mbi një figure
krejtësisht të panjohur, i cili sakrifikon veten për një kauzë sublime
kombëtare. Protagonisti i librit, Destan Berisha, internacionalizon
çështjen shqiptare, duke e nxjerrë atë në arenën e madhe të
konfrontimeve gjeopolitike, tha Asani.
Duke trajtuar këtë libër në kontekstin e rrethanave historike, Dr.
Asani u ndal në disa keqkuptime që i kishte imponuar pushteti ndaj
shqiptarëve, duke i etiketuar si ballist, si alibi e shtypjes së të
drejtave të tyre.
Kontaktet e para të shqiptarëve me shërbimet sekrete amerikane kanë
ndodhur në vitin 1911 dhe ka vazhduar në mes të dy luftërave
botërorore dhe pas LDB. Destan Berisha është një dëshmi e këtyre
kontakteve dhe bashkëpunimeve, i cili e bën aktin sublime duke
braktisur Amerikën dhe vendos ta sfidojë Jugosllavinë, me ardhjen në
vendlinjde, me çka pason edhe burgosja e tij. Por pastaj aktivizohet
diplomacia amerikaen në favor të lirimit të tij, tha Dr. Skender
Asani, sipas të cilit ky libër do të hyjë në analet e historiografisë,
sepse ofron mjaft të dhëna e dëshmi që na kanë munguar.
Historiani Durim Abdullahu tha se autori Xhemaj ka mishëruar më së
miri në një libër rrëfimin, burimet e shumta, stilin, historinë,
ngjarjet dhe personazhet. Ai vlerëson se libri është shembull se si
një biografi mund të bëhet histori dhe si i I tillë ky libër është
shumë rrallë dhe shumë i vlefshëm për historiografinë shqiptare.
“Duke përcjellë jetën e Destanit, autori rrëfen një epokë historike.
Libri shpalos detaje se si Destan Berisha kontaktohet nga amerikanët
në vitin 1948, të cilët bashkë me britanikët kishin nisur përpjekjet
për ta rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës në Shqipëri. Aty tregohet
veprimtaria e Berishës si agjent i CIA-s gjatë katër viteve sa zgjati
operacioni”, ka thënë Durim Abdullahu.
Vetë autori Bashmir Xhemaj, tha se ndjehet i lumtur që libri i tij po
promovohet në ITSHKSH, me ç’rast e falinderoi drejtorin, prof.dr.
Skender Asanin. Ai me këtë rast nuk foli për brendinë e librit, por
për motivet për ta shkruar atë, pasi që, sipas tij, që në fëmijëri
kishte dëgjuar për Destan Berishën, mirëpo ajo kishte qenë në formë të
rrëfimeve që ishin bë gati si legjenda.
Autori tha se i janë dashtë katër vite për ta shkruar këtë libër, me
ç’rast ka shfrytëzuar dosjet arikovore në arkivat endryshme dhe dëshmi
të gjala të personave që kanë folur mbi figurën e Destan Betrishës,
cili kishte vdekur në vitin 2004.
Të gjitha këto hulumtime autori i ka bërë pas vititi 2013, kur edhe
bëhet deklasifikimi I tl dhënave nga ana e CIA.
Ky libër, sipas autorit, nuk është i rëndësishëm për vet
protagonistin, por është I rëndëisghëm për kontekstin hisotirk në të
cilin ka vepruar ai. Përmes këtij libri, tha autori, kuptohet më mirë
situaat në të cilën ndodheshin shqiptarët në vitet e pas LDB dhe
raportet në mes të shteteve në kohën e Luftës së Ftohtë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Projektligji për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, kaloi filtrin e parë në Kuvend

Story i radhës

Work on a Multi-CBDC Platform Has Revealed ‘More Questions Than Answers’ – BIS

Të fundit nga