Në historinë e përfaqësueseve

November 28, 2022
1 minut lexim

Niklas Fylkrug shënoi golin e parë te përfaqësuesja e Gjermanisë në Kupën e Botës në rolin e një zëvendësuesi që nga finalja e 2014-ës kundër Argjentinës me protagonist Mario Gotzen.

Fakt interesant është se “Pancerat” do të godisnin vetëm 1 herë në portën e spanjollëve në pjesën e parë, çka do të thoshte se një statistikë kaq e dobët do të vinte sërish nga finalja e 2014-ës kundër “Albiçelestëve”.

Formacioni startues rezultonte mosha më e vjetër që nga finalja 2002 me një mesatare 28 vjeç e 147 ditë.

Manuel Neuer nuk do t’i mungonin arritjet në këtë duel titanësh. 36-vjeçari me prezencën e mbrëmshme arriti të zhvillonte 18 prezenca në Botërorë, duke barazuar dy legjenda si Klaudio Tafarel dhe Sep Majer.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arsovska: Thirrje publike për shoferë të tjerë

Story i radhës

Treni i linjës Shkup – Manastir përplas për vdekje një person

Të fundit nga

ShkoLartë