ne gjykaten themelore penale ne shkup sot vazhdon gjykimi per vrasjen e vanjes dhe pances 67e3bc79226b4

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

March 26, 2025
1 minut lexim

Në seancën e kaluar është marrë në pyetje i pandehuri Bore Videvski, i cili ka deklaruar se nën torturë fizike është detyruar të nënshkruajë deklaratë me të cilën do të paraqitet fajtor dhe se pasi është rrahur me shkop druri është detyruar të thotë se e njeh babanë e vajzës.

Videvski është marrë në pyetje nga avokati i tij, ndërsa marrja në pyetje e tij është planifikuar të vazhdojë edhe sot.

Paraprakisht është marrë në pyetje i pandehuri Velibor Manev, i cili ka shpjeguar në detaje rrëmbimet e Vanjës dhe Pançes, duke treguar se Palevski ishte koordinator dhe autor i vrasjeve. Ai ka theksuar se pas vrasjes së Pançes ka vazhduar me rrëmbimin e Vanjës për shkak të frikës dhe kërcënimeve të Palevskit ndaj tij dhe familjes së tij.

Manev theksoi se ata menduan se duhet të rrëmbejnë një grua të moshës 38-40 vjeç dhe se janë përpjekur ta ndryshojnë mendjen e Palevskit pasi kanë parë se kanë rrëmbyer një fëmijë. Ai po ashtu tha se për rrëmbimet u janë premtuar nga 150 mijë euro.

Ai pretendoi se babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, nuk ishte i përfshirë në këtë rast.

Manev, ashtu si Videvski, tregoi se i ishte nënshtruar torturës gjatë marrjes në pyetje.

Sipas njoftimit, pas marrjes në pyetje të Manev dhe Videvskit do të merren në pyetje edhe të pandehurit Vlatko Keshishev, Aleksandar Gjorçevski dhe në fund Ljupço Palevski.

Në aktakuzë thuhet se Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, së bashku kanë planifikuar rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj të ngushtë të japë para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezovski, në Veles, sipas aktakuzës, ka qenë me qëllim që ta detyrojë t’ua japë automjetin e tij Citroen, në mënyrë që ta përdorin për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

miley cyrus sjell nje pamje te re te guximshme per albumin e saj te ri 67e3b844083b6
Story i mëparshëm

Miley Cyrus sjell një pamje të re të guximshme për albumin e saj të ri

nikolloski lufte kunder mafies administrative 67e3bc7bdf56d
Story i radhës

Nikolloski: Luftë kundër mafies administrative

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë