Në Gjykatën penale do të shqiptohet aktvendimi për aksidentin ku humbi jetën Frosina Kulakova

May 13, 2025
1 minut lexim

Shkup, 13 maj – Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të shqiptohet aktvendimi për rastin e Frosina Kulakovës, pasi që në gjykimin që filloi me 9 maj të këtij muaji i akuzuari Vasill Jovanov pranoi fajin për veprën “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” për aksidentin e trafikut në janar të këtij viti në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup.

Sipas aktakuzës, më 29 janar të këtij viti, Jovanov pa patentë shofer dhe nën ndikimin e alkoolit, drejtoi automjetin me shpejtësi prej 91 kilometra në orë në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup. Në një kalim për këmbësorë në semaforin e kuq, ai goditi Frosina Kulakovën e cila po kalonte në semaforin e gjelbër për këmbësorë. Nga forca e goditjes, Frosina mori lëndime të rënda dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Krimi për të cilin akuzohet Jovanovi bart një dënim me burg deri në 20 vjet.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë edhe kundër babait të Vasilit, Zoran Jovanov për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 288, paragrafi 4, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit penal. Aktakuza i referohet periudhës nga 04.11.2022 deri më 30.01.2025, gjatë së cilës Zoran Jovanov i lejoi të birit Vasil Jovanov të drejtonte automjetin “Pezho 207” edhe pse e dinte se i biri nuk kishte patentë shoferi dhe ishte kryerës i shumëfishtë i kundërvajtjeve në komunikacion.

 

Në seancën për përplasjen me makinë ndaj Kulakovës që u mbajt javën e kaluar u paraqitën vetëm prova të cilat i referoheshin lartësisë së dënimit, ndërsa jo dhe për ngjarjen, duke pasur parasysh se Jovanovi e ka pranuar veprën.

Prokurori Aleksandar Markovski, si provë për përcaktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit, para gjykatës deklaroi se për Jovanovin ka një vendim të formës së prerë me dënim me burg prej tre vjet e dhjetë muaj dhe pesë kundërvajtje të cilat nuk janë proceduar për shkelje të ndryshme në komunikacion.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Moti me vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 23 gradë

Story i radhës

Kruja i shkon të djathtës, PD mposht PS me rreth 200 vota

Të fundit nga

Vllaznia kthehet me 3 mbrojtës

Me uljen në stol të Edi Martinit te Vllaznia duket se do të ndryshojnë edhe taktikat dhe mënyrat se si do të vendosen shkodranët në fushën e lojës. Gjatë sezoneve të fundit,

Takimi Dimovska – Tavçar

1 Shkup, 27 maj  – Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm, Nikolla Gjoshevski, janë në vizitë në Parlamentin e Republikës së Sllovenisë në Lubjanë më 27 dhe
sqmken
ShkoLartë