Në gjurmët e vëllait dhe yjeve të futbollit

min lexim

Në familjen e tij me siguri flitet shumë për futboll. Ka shumë arsye, pasi i vëllai i tij, Kristi, është pjesë e Partizanit dhe ka luajtur edhe me moshat e Shqipërisë. Gjergji, i cili luan gjithashtu si mesfushor qendre, po ndjek hapat e tij dhe sigurisht dëshiron të arrijë lart.

Pjesë e Internacional Tirana, djaloshi që në gusht mbush 18 vjeç, rrëfen për rubrikën “Talenti shqiptar” në “fshf.org” hapat e parë në futboll, arritjet e deritanishme dhe se si përpiqet të mësojë përmes videove të yjeve të mëdhenj të futbollit, e sigurisht edhe me këshillat e vëllait të tij dhe të babait. Sigurisht ai nuk shmang nga rrëfimi emocionet dhe kënaqësinë që ka pasur në momentet që është ftuar në kombëtaret e moshave.

– Gjergji, si ka nisur për ju lidhja me futbollin? Kush është njeriu që ju ka shtyrë drejt këtij sporti?

Image

– Ashtu si shumë fëmije të tjerë pasioni për futbollin ka filluar duke luajtur në lagje. Kalldrëmet e qytetit të Korçës ishin fusha ime e parë stërvitore dhe vendi që më falte ndjesinë më të bukur. Jam rritur në një familje që e dashuron futbollin dhe personat që më shtynë akoma dhe më shumë drejt kësaj rruge janë vëllai dhe babai.

– Na tregoni pak kush ka qenë ekipi juaj i parë dhe çfarë rrugëtimi keni pasur deri tani?

Hapat e para i kam hedhur tek akademia e Skënderbeut, në ekipet zinxhir prej moshës 6-vjeçare deri 14 vjeç. Më pas për shkak të shpërnguljes së familjes drejt Tiranës kalova në akademinë e Internacional Tirana, ku vazhdoj dhe aktualisht.

– Kush është personi që ju këshillon më së shumti në lidhje me futbollin dhe që ju qëndron më afër?

– Për fatin tim të mirë vëllai im i madh është futbollist profesionist në Abissnet Superiore dhe ai është këshilluesi dhe mbështetësi im kryesor, bashkë me babanë tim. Që të dy më qëndrojnë shumë afër, duke më treguar vazhdimisht se si të përmirësohem për të arritur në nivele sa më të larta .

– Si jeni ndjerë kur morët për herë të parë ftesën nga Shqipëria U-18? Çfarë kujtoni nga grumbullimi dhe ndeshja e parë?

– Çdo lojtar shqiptar e ka ëndërr ta vesh atë fanelle sikur dhe një herë të vetme. Për mua ka qenë një emocion shumë i veçantë, pasi është një vlerësim shumë i madh që të përzgjidhesh mes shumë futbollistëve të talentuar. Grumbullimi i parë me U18 ka qenë vërtetë special, pasi në fushë do ishim kundër një ekipi të madh si Italia. Isha vërtetë i lumtur, por njëkohësisht dhe i motivuar për të dhënë më të mirën pasi fanella që vishja kishte një peshë shumë të madhe.

– Çfarë mund të veçoni deri më tani nga jeta juaj futbollistike? Ka një arritje për të cilën jeni krenar?

Arritjet më të mëdha për mua deri tani kanë qenë përfaqësimi me Kombëtaren Shqiptare prej moshës 15-vjeçare, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit,  si dhe fitimi i Kampionatit Kombëtar U17 me ekipin e Internacionalit.

– Sa kënaqësi të jep fakti që nga një ekip i kampionatit shqiptar, Internacional U19, bëheni pjesë e kombëtareve te moshave?

– Është një kënaqësi shumë e madhe pasi grumbullimi i lojtarëve nga kampionati shqiptar tregon që dhe në vendin tonë rriten shumë futbollistë të talentuar, që e meritojnë dhe mund të përfaqësojnë denjësisht atë fanellë. Është një përgjegjësi e madhe për të dhënë më të mirën, por njëkohësisht dhe një reklame për karrierën time në të ardhmen.

– A ndjeni se ka diferencë mes jush dhe lojtarëve që vijnë nga klubet europiane?

– Kushtet stërvitore në klubet e huaja janë shumë më të mira se në vendin tonë, por edhe këtu ka shumë trajnerë të përkushtuar të cilët punojnë çdo ditë për të na përmirësuar. Falë tyre ne nuk kemi diferencë me lojtaret që vijnë nga jashtë. Ata mundohen të na përshtatin sa më shumë me futbollin modern, në mënyrë që ne të jemi disi të përgatitur në hapat e ardhshëm.

– Kush është lojtari shqiptar që ju motivon më së shumti, që e keni si shembull? Po lojtari i huaj?

-Lojtarë shqiptarë që më pëlqejnë janë disa, si Granit Xhaka, Gjasula, Abrashi, por si shembuj dhe frymëzim gjithmonë marr idhujt botërorë si Iniesta, Modriç, Ozil e të tjerë. Shohë shumë video të tyre dhe mundohem të mësoj nga lëvizjet e tyre, duke i provuar ato çdo ditë në stërvitje.

– Vetë ju personalisht, cilin keni synimin më të madh në futboll? Ka një futbollist në gjurmët e të cilit do të donit të ecnit?

-Synimi im është të rritem çdo ditë dhe më shumë nga ana profesionale dhe si çdo futbollist që luan në Shqipëri ëndrra ime është që në të ardhmen të luaj në kampionatet më prestigjioze të Europës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Më 19 korrik në Bruksel do ta lexoj deklaratën hyrëse në gjuhën maqedonase

Story i radhës

Shenjat e horoskopit që deri në gusht do të kenë gjetur dashurinë e jetës

Të fundit nga

Në Majën e Malësorit

Këtë të diele me 17 nëntor, “Hikingnjeri” organizon ecjen e përvjetshme në Majën e Malësorit 2424