Në Gjermani arrihet numri rekord i punonjësve

January 3, 2023
min lexim

Gjermania regjistroi punësim rekord vitin e kaluar. Edhe fondi shtetëror i pensioneve ka shënuar rritje të papritur. Po cilat janë shkaqet?

Në Gjermani kishte vitin e kaluar 45.6 milionë të punësuar, njoftoi Enti Federal i Statistikave. Kjo është një rritje prej 1.3 për qind, duke arritur një numër rekord punonjësish që nga ribashkimi gjerman në 1990. Pandemia e vitit 2020 theu kontinuitetin e rritjes 14-vjeçare ekonomike, në një kohë kur punësimit është rritur çdo vit. Vetëm gjatë vitit 2020 kanë humbur punën rreth 362.000 punonjës.

Një nga arsyet e rritjes së numrit të të punësuarve këtë vit ishte imigrimi i fuqisë punëtore të huaj. “Së bashku me këtë vjen edhe një aktivitet më i madh i punës së popullatës vendase”, thonë statisticienët. Për momentin, këto dy gjëra zbusin treguesit e këqij demografikë, të cilët në afat të mesëm mund të rezultojnë në një rënie drastike të numrit të banorëve në moshë pune.

Rritja ekonomike

Instituti për Ekonominë Botërore nga Kili i Gjermanisë llogarit se rekordi i këtij viti nuk do të tejkalohet së shpejti. Ndaj mund të pritet që numri i të punësuarve të bie në vitin 2024. “Kërkesa për fuqi punëtore do të pengohet kryesisht nga pasojat ekonomike të krizës energjetike, por një rritje e fortë e pagës minimale prej dymbëdhjetë euro për një orë pune mund të shkaktojë edhe efekte negative për punësimin”, thuhet në këtë Institut.

Edhe gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se nuk duhet të jemi shumë të lumtur për punësimin e lartë, sepse mund të jetë i paqëndrueshëm në një kohë më të gjatë. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 pritet një recesion.

“Në periudhën afatmesme Gjermania përballet me një problem edhe më të madh: në vitet në vijim tregu i punës do të humbasë miliona njerëz pasi brezi i lindur në vitet e lindjeve të larta do të dalë në pension”, shkruan gazeta. Thuhet se politikanët duhet të rrisin moshën e daljes në pension dhe se lehtësimi i ardhjes së fuqisë punëtore nga vendet e huaja është një hap në drejtimin e duhur.

Rritja e pagave dhe pensioneve

Por bumi i këtij viti në punësim dhe gjithnjë e më shumë taksapagues kanë një efekt pozitiv edhe në sigurimin e pensioneve. Fondi shtetëror i pensioneve javën e kaluar njoftoi se e mbyll vitin me një suficit prej 2.1 miliardë euro. “Një vit më parë u parashikua një deficit prej 6.5 miliardë eurosh”, tha Gundula Roßbach, presidente e Fondit Gjerman të Pensioneve.

Përveç që më shumë njerëz të punësuar mbushin Fondin e pensioneve, edhe numri i atyre që e përdorin këtë fond nuk është rritur aq shumë sa pritej. Ndaj, siç shpjegoi Roßbach, pandemia ka goditur më së shumti pensionistët. 

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Me tre vite sukses bëjnë bla-bla”/ Aurela Gaçe thumbon reperët e rinj

Story i radhës

Rritja çmimit të energjisë paralajmëron krizë të thellë dhe recesion, Qeveria ti pranojë propozimet e ASh-së

Të fundit nga

ShkoLartë