Në Gjenevë u zhvillua ndeshja humanitare e yjeve 

May 29, 2022
1 minut lexim

Në organizim të Shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” në Gjenevë është organizuar ndeshja humanitare e yjeve të futbollit shqiptar dhe atyre zviceran, ndërmjet ekipit të Lorik Canës dhe ekipit të Johan Djorou, e cila u mbyll me rezultat 2:3.

Qëllimi i kësaj ndeshjeje ishte mbledhja e mjeteve financiare për t’i ndihmuar familjet në nevojë.

I pranishëm në këtë ndeshje ishte edhe presidenti Agim Ademi, teksa në mesin e mysafirëve të shumtë ishte edhe i biri i heroit Hamëz Jashari, Bekim Jashari si dhe ish-përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes.

Image

Pikërisht presidenti Ademi dhe Bekim Jashari i ndanë edhe çmimet e organizatorit për Lorik Canën dhe Johan Djoroun, të cilët ndihmuan në organizimin e kësaj ndeshje, e cila u ndoq nga një numër i konsiderueshëm i bashkëatdhetarëve tanë, por edhe i qytetarëve zviceranë.

Drejtësinë në këtë ndeshje e ndanë gjyqtarët kosovarë, Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këta janë fituesit e Kampionatit të Kosovës

Story i radhës

A je shumë e re për të nisur botoksin?

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë