Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora Ermal Mamaqi ka treguar më shumë rreth librit të tij “Në garë me veten”.
Ermali thotë se ishte momenti që të gjitha ato që ka mësuar ti vendoste në një libër.
Ermal Mamaqi: Ka mbi 12 vjet që studioj në fushën e zhvillimit personal dhe ka shumë vite që jap leksione mbi teknikat e suksesit. Mendoj se është momenti që të gjitha ata që kam mësuar ti vendos në një paketë në këtë libër. Për këdo që do ta lexojë është për ti bërë ata të përqafojnë një aventurë të re në të ardhmen që do ti bëjë më mirë. Aty ka kujtime të tijat, ka miq dhe familjarë të tij mes rrezhtave të librit.
Por si është të jesh në garë me veten?
Ermal Mamaqi: Gara me veten është më e vështirë. Është personi që e lemë gjithmonë të fundit. Nëse do të ishim në garë me veten do të bënim më të mirën. Gjithë sekreti është që si të bëhesh çdo ditë e më mirë. Në garë me veten është një sfidë dhe në fund të fundit fiton gjithmonë ti.