Në fund të dhjetorit, ASK me drejtor të ri

November 21, 2022
min lexim

Të martën drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski do të raportojë në mbledhje të mbyllur të Qeverisë mbi gjitha procedurat se si ka ardhur deri tek shtetësia oligarki ukrainas Oleksander Onishçenko. Në fund të dhjetor sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ASK-ja do të ketë drejtor të ri.

Marketing

“Ajo që kërkova unë një raport i hollësisht në përputhje me hetimet ose analizat që i bën ASK-ja dhe drejtori të vjen dhe të shpalos raportin në seancë të mbyllur të Qeverisë. Kjo me gjasë do të ndodh nesër. Siç e dini edhe ju nga seanca e karakterit të mbyllur të Qeverisë nuk mund të jepen informacione për shkak të rregullativës ligjore. Përgjegjësi patjetër të ketë. A do të kemi drejtor të ri të ASK-së?! Po do të kemi drejtor të ri, besoj në 24 ditët e ardhshme, pra emërimi i drejtorit të ri i cili duhet të jetë profesionist, me përvojë të gjatë dhe që duhet t’i kalon filtrat e institucioneve të partnerëve strategjik”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Megjithatë Dimovski nuk ikën si pasojë e përgjegjësisë, por për shkak se është nominuar për ambasador në Francë.

“Kjo ndodh për shkak se drejtori aktual i ka dorëzuar agremanet për ambasador në Francë dhe ndërkohë ka filluar procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ASK-së”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Javën e kaluar Dimovski raportoi në seancë të mbyllur të Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe Agjencisë së Inteligjencës. Ai tha se është lokalizuar individi i cili ka nënshkruar mendimin pozitiv, por duhet vërtetuar nëse këtë e ka bërë falë një lëshimi, me qëllim ose për interes.

“Konstatuam se niveli i fundit i cili duhet të bënte konsultim ndërkombëtarë me partnerët në kuadër të NATO-s, ka dhënë mendim pozitiv se personi në fjalë nuk përbën rrezik sigurie por pa e bërë hapin e fundit. Është lokalizuar individi i cili e ka dhënë nënshkrimin pa e kryer punën e tij me ndërgjegje. Janë marr hapa për të konstatuar përgjegjësinë”, deklaroi Viktor Dimovski, Drejtor i ASK-së.

Oleksander Onishçenko u pajis me shtetësi falë vendimit të Qeverisë në maj të këtij viti. Ai ndodhet në listën e zezë amerikane, ndërsa nga Ministria e Brendshme në Ukrainë kërkohet me urdhër arresti për keqpërdorim të 100 milion eurove. Derisa Onishçenko si një kriminel i nivelit ndërkombëtarë pajiset me shtetësi, në vend ka mijëra personat të cilët përpos që nuk janë të dënuar, nuk posedojnë as gjoba por që ndër vite shteti i llogaritë të rrezikshëm dhe nuk i jep statusin shtetas. /Alsat.mk

Marketing

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Policia Financiare me kallëzim penal ndaj Eye Hospital

Story i radhës

Ibrahimi takon banorët e Orllancës,prezantohet projekti i kanalizimit

Të fundit nga

ShkoLartë