Në fshatrat e Skenderajt fillon ndërtimi i urave të reja dhe dhe sanimi i atyre që u dëmtuan nga vërshimet e vitit të kaluar

1 minut lexim

Në fshatrat e Skenderajt ka filluar ndërtimi i urave të reja dhe sanimi i atyre të dëmtuara nga vërshimet e vitit të kaluar.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

Nura ka thënë se në fshatin Kllodernicë ka filluar ndërtimi i urave të reja. Ndërsa, 9 ura të tjera në Llaushë, Açarevë, Tushilë dhe Kuçicë do të sanohen pas dëmtimit nga vërshimet e vitit të kaluar.

Kryetari i Komunës së Skenderajt është shprehur se në këtë mënyrë rikthehet lidhja mes njerëzve dhe vendbanimeve. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rutte pas emërimit si shef i NATO-s: Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë kolektive

Story i radhës

OpenAI vonon ardhjen e zërave ‘joshës’ të asistentëve të ChatGPT

Të fundit nga