Në atarin e fshatit Staravinë të Manastirit të enjten ishin gjetur 837 bomba të vjetra të pashpërthyera nga Lufta e Parë Botërore, njoftoi MPB.
Më 10 nëntor në orën 13:30 në SPB Manastir, ishte denoncuar se në atarin e fshatit Staravinë, të Manastirit, ishin gjetur 837 bomba të vjetra të pashpërthyera të cilat kishin prejardhje nga Lufta e Parë Botërore.
Pajisjet e gjetura ishin hequr nga një ekspert i piroteknikës nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.