Në Florida zv.drejtori i SHKK Sami Gashi, ndau mirënjohje për Këshilltarin Korrektues nga INL

1 minut lexim

Sot në Florida të SHBA-së, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z.Sami Gashi, ndau mirënjohje për Këshilltarin Korrektues nga INL, Rick Coursey.

Kjo mirënjohje u nda në shenjë falënderimi për mbështetjen në avancimin dhe profesionalizimin e stafit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Mirënjohja iu nda në shenjë falënderimi për mbështetjen në avancimin dhe profesionalizimin e stafit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, si në ngritjen e nivelit të sigurisë, ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale. Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektuese, z.Sami Gashi, së bashku me Zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës, Arsim Tahiri dhe me Këshilltarin Korrektues nga INL, Rick Coursey, po marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare të Shoqatës Ndërkombëtare Korrektuese të Burgjeve,(International Corrections and Prisons Association – ICPA), e cili po mbahet në Florida të SHBA-së”, thuhet në njofimtin e SHKK-së.

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Samiti më 6 dhjetor/ Rama: Është krijuar një sinergji pozitive mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor! Von der Leyen: Do të diskutohet si të luftojmë krizën

Story i radhës

Ekipi francez mburret me Suzanën: Vajza jonë në kombëtaren e Kosovës

Të fundit nga