Në fillim të nëntorit kongresi i LSDM-së, do të zgjidhet Këshilli qendror

min lexim

Shkup, 15 tetor – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe informoi se deri në fund të javës do të zgjidhen delegatët e rinj, ndërkaq siç paralajmëroi, në fillim të nëntorit, partia do ta organizojë Kongresin, në të cilin do të zgjidhet edhe këshilli i ri qendror. Ai thotë se pas rezultateve zgjedhore, leksionet janë mësuar, por se LSDM nuk ka gabuar në politikat strategjike.

Ai shtoi se është i këanqur nga dinamika kohore sipas të cilët po zhvillohet procesi i zgjedhjes së kryesisë së re, sepse ka pasur për qëllim të shohë dhe të dëgjojë sa më shumë njerëz, dhe të dëgjohet zëri i secilit anëtar të partisë.

Siç tha, shkaku për të cilin do të mbahet Kongresi, është skadimi i mandatit të delegatëve në përbërjen e kaluar.

“Një prej pikave në takimin e ardhshëm të Kongresit do të jetë diskutimi për atë se çka kontribuoi partia që të ketë një rezultat të tillë, t’i marrim të gjitha mësimet dhe leksionet, të cilat do t’i implementojmë në mënyrën e zbatimit dhe ndërtimit të politikave edhe më tej”, shtoi Filipçe.

Në kongres, siç paralajmëroi, do të promovohet edhe dokumenti në të cilin do të përmbahet tërë ajo që dëshirojnë ta implementojnë si politikë.

BURIMI: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Aplikacioni Threads tashmë tregon kush është online

Story i radhës

Gazetarët iu ankuan për mungesë transparence/ Kasami reflekton, shtron darkë për gazetarët

Të fundit nga