Në Drenas fillon rinovimi i banesave sociale me masa efiçiente të energjisë

March 12, 2025
1 minut lexim

Në kuadër të përkushtimit për përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet dhe individët në nevojë, po vazhdon rinovimi i banesave sociale në Qendrën e Banimit Social në Drenas.

Komuna e Drenasit njofton se ky proces po realizohet me masa efikase të energjisë, duke siguruar kushte më të mira dhe më të qëndrueshme për banorët.

Ky projekt është duke u zbatuar në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci me qëllim të rritjes së efiçencës energjetike dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve që përfitojnë nga banimi social”, thuhet në njoftimin e komunës.

Po ashtu, thuhet se drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqene Sociale, Lumnije Krapi, theksoi se mbeten të përkushtuar për të mbështetur kategoritë sociale dhe për të investuar në projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Pylli i Amazonës po shkatërrohet për të ndërtuar një rrugë për Samitin e Klimës

Story i radhës

​Pse po popullarizohet pamja me xhaketë dhe kravatë te gratë

Të fundit nga

Prodhomme fiton etapën e 19-të

Nicolas Prodhomme kurorëzon një arratisje të jashtëzakonshme, fillimisht në grup dhe më pas vetëm, duke fituar etapën e 19-të të Giro d’Italia. Francezi i ekipit Decathlon AG2R La Mondiale fitoi duelin me
sqmken
ShkoLartë