Në ditët e pranverës, Bajgora mbulohet nga bora

April 20, 2022
1 minut lexim

Edhe pse kemi hyrë në sezonin pranveror, duket sikur dimri nuk ka ikur.

Derisa në kryeqytet dhe në disa prej qyteteve të tjera ka reshje shiu, Bajgora është mbuluar nga bora.

Në një video të publikuar së fundi nga mediat lokale, shihet se përpos borës që kishte rënë natën, reshjet janë duke vazhduar edhe sot.

E në parashikimin e motit për ditën e sotme është paraparë të mbajë mot i vranët dhe me shi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin rreth 5 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.Në viset malore pritet të ketë shi me borë.”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Merr flakë makina në lëvizje pranë Llogorasë

Story i radhës

Емрах од с. Криволак освои фантастични 1.677.990 денари со МИЛИОНЕР ЏЕКПОТ

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë