Këngëtarja Olta Boka ka festuar së fundmi 31 vjetorin e lindjes, ku nuk kanë munguar urimet e veçanta nga miqtë po edhe ndjekësit e saj.
Por ka qenë veçanërisht një urim që ka tërhequr vëmendjen e këngëtares, i shkruar nga një ndjekës.
“Përshëndetje, edhe 100 vite të tjera e dashur. A e di që ne kemi një koinçidencë shumë të bukur bashkë? Ti je një ditë më e madhe se unë edhe vajza jote është një ditë më e madhe se djali im. Të urojmë gjithë lumturinë e botës e dashur. Edhe unë si për çudi do e festoj nesër ditëlindjen me familjen në Kopenhagen”- thuhet në mesazhin që Olta ka marrë nga ndjekësja.
Teksa ka postuar urimin e veçantë në Instastory, këngëtarja ka zbuluar se në ditën e ditëlindjes së saj “e ka qejf llastimin”, dhe ndjekësit e saj kanë ditur si ta realizojnë më së miri dëshirën e saj.
“Nëse ka një dite bë të cilën kam qejf llastimin, ajo është ditëlindja ime! Me urimet tuaja më keni llastuar deri në qiell! Ky ishte një ndër mesazhet më të lezetshme, me te të cilin ndjej lidhjen që kam me ju!”- shkruan Olta.
Përmes postimeve në Instagram, Olta treguar për ndjekësit e saj se ditëlindjen e ka festuar jashtë vendit, në Kopenhagen me partnerin e saj.