ne ditelindjen e vajzes se tij fero prek me postimin emocionues 680a0fdf0882c

Në ditëlindjen e vajzës së tij, Fero prek me postimin emocionues

April 24, 2025
1 minut lexim

Në ditëlindjen e vajzës së tij, Ninës, reperi i njohur Fero ka ndarë me ndjekësit një postim emocional, në të cilin pretendon se nuk e ka parë të bijën prej tetë muajsh.

Prej kohësh, thirrjet e Feros për të takuar vajzën e tij kanë qenë të vazhdueshme, duke gjetur jehonë të gjerë në rrjetet sociale dhe media.

Reperi e ka shprehur këtë edhe në një nga projektet e fundit muzikore. Në tekstin e këngës, ai deklaron se nuk e ka parë vajzën për tetë muaj, ndërsa i drejtohet në mënyrë indirekte ish-partneres dhe avokates së saj.

“Nina, beba jem, sot ti mbush 4 vjet e unë s’mundem me kon afër teje. Tetë muaj m’kanë nda padrejtësisht nga ti, pa mujt me t’pa, me t’përqafu, apo me të uru si çdo babë. Çdo ditë pa ty është dhimbje dhe boshllëk. Por unë po luftoj për ty, për neve dyve, për të drejtën tem si babi yt – për me t’pase afër, me t’dashtë pa pengesa, ashtu si e meriton çdo fëmijë”.

“Kurgjo nuk mundet me thy lidhjen tonë. T’premtoj që kom me ardhë, kom me t’mbajt fort dhe s’kom me t’lon mo kurrë. Gëzuar ditëlindjen, shpirti jem! Babi të don pafundësisht edhe po vjen për ty.”

Krahas ndjenjave personale, reperi  u ka bërë edhe një thirrje të drejtpërdrejtë institucioneve të Kosovës, duke kërkuar që ato të marrin përgjegjësinë dhe të ndërhyjnë në këtë çështje që ai e konsideron padrejtësi.

“Institucionet e Kosovës nuk mund të heshtin më. Është koha të veprojnë, të zbatojnë ligjin dhe të mbrojnë të drejtat tona. Çdo vonesë është një plagë për një baba dhe vajzën e tij. Mosveprimi juaj po shkakton dëme të parikuperueshme. Ju mbani përgjegjësi për këtë padrejtësi”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

deshton seanca e jashtezakonshme e kuvendit komunal te prishtines 680a0ef679efc
Story i mëparshëm

Dështon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës

gjermania deboi rreth 1 400 persona ne rmv gjate vitit 2024 mbi 2 000 u larguan vullnetarisht 680a1415d9066
Story i radhës

Gjermania dëboi rreth 1.400 persona në RMV gjatë vitit 2024, mbi 2.000 u larguan vullnetarisht

Të fundit nga

Përfitimet e të shkruarit me dorë

A keni vështirësi të përthithni informacion kur studioni? Rikthehuni tek letra dhe lapsi. Sipas një studimi të fundit shkrimi i dorës nxit trurin më shumë se daktilografia digjitale. Metoda e vjetër stimulon një
ShkoLartë