Në çfarë niveli ndodhet RMV-ja në aspektin e statistikave?

November 6, 2024
min lexim

Shkup, 6 nëntor – Maqedonia e Veriut si çdo shtet normal që funksionon duhet të jetë e avancuar në nivelin e duhur edhe në aspektin statistikor. Pasi, procesi statistikor është pasqyra numerike e gjendjes reale në një vend. Pra, përmes statistikave bëhet shpërndarja buxhetit, bëhet përllogaritja e përfitimeve, shpenzimeve e gjithçka tjetër. E më e rëndësishmja është kur vjen momenti i regjistrimit të popullsisë në atë rast procesi statistikave luan rol të jashtëzakonshëm në pasqyrimin e të dhënave të sakta, reale ashtu siç shprehen qytetarët, shkruan Zhurnal.

Maqedonia e Veriut është mes nivelit mesatar dhe të mirë të përgatitjes në fushën e statistikave –

Maqedonia e Veriut është mes nivelit mesatar dhe të mirë të përgatitjes në fushën e statistikave, vlerëson Komisioni evropian në Raportin për përparim, në kapitullin 18 – Statistika për vitin 2024.

Këtë vit, siç kumtoi Enti shtetëror për statistika, është konstatuar përparim shtesë në Raportin e Komisionit evropian për kapitullin 18 – Statistika, ku nivel i alrtë i harmonizimit është vërejtur në infrastrukturën statistikore, ndërkaq në ststistikat e sektorëve vërehet përparim i caktuar.

“Vlerësimi në Raport është edhe një konfirmim se Enti shtetëror për statistika, si bartës kryesor dhe koordinues i Sistemit nacional statistikor, është institucion me profesionalitet të lartë në kuadër të organeve të administratës shtetërore, i cili me të drejtë e meriton epitetin e anëtares së barabartë në familjen statistikore evropiane, duke i zbatuar parimet dhe standardet evropiane në punë si edhe të gjitha institucionet e tjera statistikore të vendeve anëtare të BE-së”, ceket në kumtesë.

Të gjitha këto rezultate dhe arritje të larta, siç theksojnë nga Enti shtetëror për statistika, janë fryt i angazhimit dhe përkushtimit  maksimal të të gjithë të punësuarve në institucion të cilët vazhdimisht përpiqen për arritje të qëllimeve të parashtruara edhe përkundër të gjitha pengesave me të cilat përballet institucioni tashmë një periudhë të gjatë.

Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoninë e Veriut –

Informacioni statistikor në ditët e sotme është thelbësor për procesin e vendimmarrjes në një shoqëri. Enti Shtetëror i Statistikave është organizatë profesionale dhe e pavarur në kuadër të administratës shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Funksionet themelore të institucionit janë mbledhja, përpunimi dhe shpërndarja e të dhënave statistikore për dukuritë demografike, sociale dhe ekonomike në shoqërinë maqedonase.

Gjithashtu Enti Shtetëror i Statistikave është mbajtësi dhe koordinatori kryesor i sistemit statistikor të vendit, është institucioni përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e statistikave, si dhe për përcaktimin e metodologjive dhe standardeve statistikore dhe për sigurimin e mbrojtjes së të dhënave individuale. të mbledhura nga personat fizikë dhe juridikë.

Enti Shtetëror i Statistikave e ushtron veprimtarinë e tij në përputhje me Ligjin për Statistikat Shtetërore (1997, 2007, 2011, 2013, 2014, 2015, 2016, 2018 dhe 2020) së bashku me pjesëmarrësit e tjerë në sistemin statistikor të shtetit të përcaktuar nga Statistikat. Statistikat zyrtare prodhohen në përputhje me parimet e neutralitetit, pavarësisë profesionale, objektivitetit, racionalitetit dhe mbrojtjes së të dhënave individuale.

Qëllimet strategjike dhe vlerat thelbësore janë të përcaktuara në Planin Strategjik, dhe sipas këtij dokumenti, vizioni i Entit Shtetëror të Statistikave është që të njihet si një institucion që ofron të dhëna statistikore cilësore, në kohë dhe të krahasueshme ndërkombëtarisht. Enti Shtetëror i Statistikave është i vendosur në Shkup dhe në institucion punojnë 228 persona (160 në Zyrën Qendrore dhe 68 në 8 departamente rajonale).

Nga gushti i vitit 2024, Enti Shtetëror i Statistikave drejtohet nga. Dejan Stankov, i cili për punën e tij është përgjegjës në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në përputhje me Ligjin për Zyrtarët Administrativë dhe Ligjin për të punësuarit në Sektorin Publik në dhjetor 2020, është miratuar organigrami i ri i institucionit. Organi profesional dhe këshillimor i statistikave shtetërore është Këshilli i Statistikave. Anëtarët e Këshillit emërohen nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. /Zhurnal.mk

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Apple për herë të parë mund të gjobitet në Europë për App Store

Story i radhës

Zgjedhjet Presidenciale në SHBA – Krerët e shtetit uruan fitoren e Donald Trump

Të fundit nga

Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA

Shqipëria pranohet në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Vendimi është marrë sot nga Këshilli Europian i Pagesave dhe është njoftuar në Bankën e Shqipërisë. Më datë 13 qershor të
ShkoLartë