“Në çdo fis ka një ashtu…”, Berisha ironizon Bashën nga Dibra

March 2, 2022
min lexim

Ish kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të mërkurë ka qenë në Dibër ku ka prezantuar para dibranëve kandidatin për kreun e bashkisë së Dibrës në zgjedhjet e 6 marsit.

Berisha  në fjalën e tij është shprehur se është koha që ti japim fund projekteve shkatërruese për Dibrën, siç është Skavica.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Rruga e Arbrit duhet që të mbaronte që në 2015 por fakti që kanë përfituar ka sjellë dhe vonesa të tilla.

Sipas tij nuk do të ketë asnjë tra në këtë rrugë pasi Partia Demokratike nuk do e lejojë një gjë të tillë.

Në këto tetë vite koha ka ndaluar për shqiptarët dhe për fermerët e Dibrës dhe të dhe të gjithë Shqipërisë që ishin në prag falimentimi.

Unë jam marrë shumë me hidrocentralin e  Skavicës por ai nuk duhet që të firmoset në variantin për përmbytjen e Dibrës. Kur kemi qenë në pushtet kemi firmosur shumë marrëveshje për hidrocentralet por asnjë nga banorët e zonave nuk është përmbytur dhe larguar.  Nëse votoni Premtim Kryemadhin, Skavica nuk do të ndërtohet. Është vendi i origjinës së Skëndërbeut si mund të mendohet që të zhytet në ujë, i dilni zot me votën tuaj.

Rruga e Arbrit duhet që të përfundonte që në 2015 e ka zgjatur 7 vite vetëm për praktika korruptive, urojmë që të mbarojë këtë pranverë siç tha dhe ta harrojë se do të vendosë tra. Partia demokratike nuk do e lejojë një gjë të tillë. Vetëm një urrejtje ndaj veriut e bën ta mendojë një gjë të tillë. Në asnjë planet nuk ekzisto rrugë brenda qarkut me tarifë, por jo kurrë, PD-ja do të heqë çdo tra, ndaj votoni premtim kryemadhin për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme dhe për fitoren e PD-së”, ka thënë Berisha.

Berisha ndër të tjera në fjalën e tij ka akuzuar kandidatin e Ramës dhe të Lulzim Bravës se kanë rrënuar qytetin dhe nuk meritojnë votën e dibranëve.

“Krahas kandidatit të Ramës kemi dhe kandidatin e Lulzim Bashës, që ne me votën në 6 mars duhet ti japim fund. Në çdo fis ka një ashtu që s’po e them, por po e them se është i regjistruar në librin e zi të Dibrës, ndaj heshtjes që bën për përmbytjen e zonës nga HEC-i i Skavicës. Siç bëj thirrje për kandidatin e tij se asnjë votë sepse gjithçka është e stisur.

Dy mesazhe do i dërgoj Petrit Dodës dhe Edmond Isakut, që të ndërpresin çdo aktivitet kriminal me shpërndarje parash për vota, pasi sa të jetë PD-ja do tu mbajë mend dhe ndaj jush dhe atyre që dënojnë votën do të mbahet qëndrimi më i ashpër, mos u bëni ushtar të Lulzim Bravës’, ka  thënë ndër të tjera ai./

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Serbia nuk i vendos sanksione Rusisë, momenti kur Daçiq i këndonte “Kalinkën” Putinit dhe merrte duartrokitjet e Vuçiq (VIDEO)

Story i radhës

KSI mbanë sot mbledhje

Të fundit nga

ShkoLartë