Në Çair hapet Qendra për Punë Sociale, Baftiju shpjegon shërbimet që do të ofrohen

min lexim

Në Çair u hap Qendra për Punë Sociale, ku banorët e kësaj komune do të mund t’i kryejnë shërbimet e tyre. Drejtori i qendrës sociale, Liridon Baftiju tha se qëllimi ka qenë që kategoritë sociale të kësaj komune, ta kenë më të lehtë qasjen deri tek një qendër e tillë, ndërsa sqaroi se çfarë shërbime ofrojnë.

“Shërbimet të cilat mund t’i kryejmë, momentalisht kjo Qendër do të figuron vetëm për pranim dhe dorëzim të dokumenteve, d.m.th. bëhet fjalë për dokumentet për të drejtat sociale dhe fëmirore. Nëse lënda komplikohet apo duhet informata shtesë, atëherë duhet të shkojnë tek Qendra, e cila është në Butel”, ka deklaruar Liridon Baftiji, drejtor i Qendrës Sociale, përcjell SHENJA.

Kjo Qendër tha se është e financuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Ndërsa shtoi se këtë projekt paraprakisht e kishin kërkuar që ta realizoj komuna e Çairit, mirëpo tha se nuk kanë gjetur mbështetje nga kryetari Visar Ganiu, ashtu siç u ishte premtuar.

Qendra për Punë Sociale, për Komunën e Çairit gjendet në rrugën  “Pavle Iliq”, numër 6, në  Çair.

 

 

Story i mëparshëm

Zgjedhje në 11 degë të BDI-së, Ejup Rrustemi flet për procesin zgjedhor (Video)

Story i radhës

Mbappe mund të zgjedhë PSG-në në vend të Realit

Të fundit nga