​Në bisedimet për Koulibayn, Napoli ia kërkon Brojën Chelseat

July 14, 2022
1 minut lexim

Napoli besohet se ka folur me Chelsean për sulmuesin Armando Broja ndërsa po punonte në operacionin për transferimin e Kalidou Koulibalyt, pretendojnë mediat në Itali.

Klube të shumta kanë treguar interesim për Brojën këtë verë pas huazimit të tij në Southampton sezonin e kaluar, duke përfshirë West Ham United dhe Evertonin.

Sipas gazetës “Il Mattino”, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është një fans i madh i Brojës dhe ka biseduar me Chelsean për statusin e tij gjatë negociatave për shitjen e Koulibaly-t prej 40 milionë euro.

Ai do të ishte një nënshkrim jashtëzakonisht i shtrenjtë me mbi 35 milionë euro, por Napoli mund të përpiqet ta marrë atë në huazim me një opsion të blerjes në fund të sezonit.

Atalanta gjithashtu ishte lidhur me sulmuesin shqiptar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbardhen kamerat: E zhveshën, kryen marrëdhënie seksuale dhe e torturuan, vrasja makabre e Marigona Osmanit

Story i radhës

Vazhdojnë kërkimet, ende asnjë gjurmë nga Martin Jovanovski

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë