Në anketën partiake VMRO-ja fryn rejtingun e vet dhe të aleatëve, por nuk mund ta ulë BDI-në!

April 5, 2022
min lexim

Edhe në një anketë të porositur partiake, nuk mund t’i ikej faktit se në bllokun shqiptar parti e parë është BDI-ja dhe ndër liderët politikë, Ali Ahmeti.

Një anketë me rezultate interesante është publikuar dje, sipas të cilës, përkrahjen më të madhe nga liderët politikë e kanë Hristijan Mickovski(9 për qind) dhe kryetari Stevo Pendarovski(6 për qind), e pastaj vijnë kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Kovaçevski(4 për qind), Ali Ahmeti dhe Dimitar Apasiev(me nga 3 për qind), Zijadin Sela e Zoran Zaev me nga 2 për qind.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin tash, sipas anketës së realizuar nga 2-15 mars, nga 1.007 të anketuarit janë përcaktuar si vijon: për VMRO-DPMNE-në do të votonin 18.2 për qind, për LSDM-në 9.5 për qind, ndërkaq për BDI-në 4 për qind, 4 për qind për Të Majtën, 3,5 për qind për Aleancën për shqiptarët, 1.2 për qind për Lëvizjen Besa, 0,7 për qind për Alternativën, 1.2 për qind për parti të tjera, ndërkaq një masë kritike prej 15.8 për qind, janë deklaruar të papërcaktuar.

Anketa si çdo anketë, do të thoshim. Ndonjëherë mund t’i afrohet disponimit të vërtetë, e ndonjëherë jo. Por, ajo që është për ta vënë në dyshim këtë anketë është se ajo është bërë me kërkesë të VMRO-DPMNE-së. Zakonisht, anketat partiake janë për përdorim intern, për të parë subjekti i caktuar disponimin e qytetarëve dhe ku qëndron ai vetë në të, dhe nuk është praktikë e shpeshtë ato të bëhen publike. Çdo parti në ndonjë fazë parazgjedhore bën këso anketat për nevojat e veta. Pse VMRO-ja e bën publike, nuk është ndonjë urtësi e madhe për ta detektuar kur t’i shohësh rezultatet, por, është çështje tjetër se publikimi i një ankete të tillë e bën me pikëpyetje edhe vërtetësinë e rezultateve. Si psh.bie në sy fryrja e përkrahjes së Të Majtës dhe të Aleancës për Shqiptarët, edhe pse në anketa të tjera të pavarura, ato kishin përkrahje më të ulët. Por edhe në një anketë të tillë nuk mund t’i ikej faktit se në bllokun shqiptar parti e parë është BDI-ja dhe ndër liderët politikë, Ali Ahmeti.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ukrainasja 19-vjeçare, shtatzënë dhe vejushë lufte

Story i radhës

Mos e fshini vajin, është në kundërshtim me Ligjin, Bekteshi paralajmëron marketet

Të fundit nga

Betlehemi në hijen e luftës: Krishtlindjet pa gëzime

Krishti, sipas historisë së Krishtlindjesnë fenë e krishterë, lindi në një stallë në Betlehem. Arsyeja ishte se nuk kishte vend strehimi në Betlehem. Ndërsa sot, 2000 vjet më vonë, situata është krejtësisht ndryshe: pothuajse të
ShkoLartë