Në Angli s’pritet të ketë më ngritje të ashpër të normave të interesit

July 20, 2023
1 minut lexim

Normat e interesit parashikohet që të rriten jo aq ashpër pasi që Britania e Madhe pa një rënie të befasishme të inflacionit në muajin qershor.

Banka e Anglisë ka rritur 13 herë  normat që prej dhjetorit të vitit 2021 në tentativë për ta penguar ngritjen e çmimeve, gjë e cila ka ngritur kostot e huamarrjes për miliona.

Ekspertët thonë se tani presioni është më i ulët pasi që inflacioni ka rënë në 7.9 përqind në qershor, nga 8.7 sa ishte në muajin paraprak, raporton BBC.

Kjo nënkupton se inflacioni në Britani të Madhe ka rënë në nivelin më të ulët në më shumë se një vit.

Rënia e çmimit të naftës ka kontribuuar në qershor, derisa çmimet e ushqimit janë ngritur më ngadalë, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave.

Sidoqoftë, inflacioni mbetet katërfish më i lartë sesa caku u bankës, që është 2 përqind.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryeministri pret që ndryshimet kushtetuese të votohen nga 120 deputetë

Story i radhës

Jennifer Lopez me pamje tërheqëse në daljen e fundit me çantën ‘Birkin’ që kushton mijëra euro

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë