Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident në rrugën Tetovë – Shkup, ndërsa MPB sot ka dalë me detaje.
Prej atje njoftojnë se në këtë aksident janë lënduar pesë persona.
“Të enjten rreth orës 16:50 minuta, është denoncuar se në rrugën Tetovë-Shkup, në afërsi të urës në fshatin Zhelinë, ka ndodhur aksident trafiku ku kanë marrë pjesë dy vetura edhe atë, një veturë Reno me targa të Tetovës e drejtuar nga 41 vjeçari N.U nga Tetova dhe poashtu veturë tjetër Reno me targa të Sllovenisë e drejtuar nga 50 vjeçari J.K nga Beogradi”.
“Në aksident, pesë udhëtarët në veturën Reno me targa të Tetovës kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Klinik të Tetovës”, thonë nga MPB Maqedoni.