Në Afrikën e Jugut zbulohet rasti i parë i variantit Eris të COVID-19

August 16, 2023
1 minut lexim

Në Republikën e Afrikës së Jugut u zbulua rasti i parë i Eris (EG.5.1), një nënvariant i variantit Omicron të COVID-19, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë, informohet se në vend është zbuluar rasti i parë i Eris.

Po ashtu në deklaratë qytetarëve të Afrikës së Jugut u bëhet thirrje që të vaksinohen kundër COVID-19.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 9 gusht publikoi një raport lidhur me variantin Eris.

Bazuar në provat aktuale, rreziku i shëndetit publik që përbën Eris u vlerësua si “i ulët në nivel global”, i ngjashëm me rrezikun e varianteve të tjera ekzistuese të COVID-19.

Gjithashtu u theksua se Eris në varësi të karakteristikave të tij mund të përhapet globalisht dhe mund të shkaktojë rritje të rasteve.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Abdullahu: Të shkarkohet kryeprokurori Joveski, të dënohen edhe politikanët e përfshirë në djegien e spitalit modular në Tetovë

Story i radhës

Sanches: Tifozët super, jap gjithçka për fanellën

Të fundit nga

ShkoLartë