Në 30 vjet, 30 vetura u përplasën në këtë shtëpi në Portland

January 1, 2025
1 minut lexim

Në përplasjen e fundit ka pasur një shpërthim gazi, por shtëpia 110-vjeçare ka mbetur e paprekur për mrekulli.

Pronarët e një shtëpie në Portland, e cila ndodhet në një pozicion “të papërshtatshëm”, domethënë, rruga gjendet mu para shtëpisë së tyre dhe ka një kthesë të ashpër në të majtë, gjë që padyshim është një problem i madh për disa shoferë.

Para shtëpisë ka një pengesë natyrore në formën e pemëve, por veturat shpesh përfundojnë në verandën e përparme. Dhe në 30 vitet e fundit, ka pasur të paktën 30 aksidente, deklaroi një banor i cili ka një kohë që jeton përgjatë rrugës Mike Powers.

Përkatësisht, në prag të Krishtlindjeve, një veturë ka dalë nga rruga dhe është përplasur në shtëpi. Duke vepruar kështu, ai ka dëmtuar linjën e gazit dhe ka marrë flakë, e cila fatmirësisht nuk është përhapur në shtëpi. Shpërthimi dëmtoi të gjitha xhamat e shtëpisë, por fatmirësisht flakët u bllokuan nën fuoristradën e madhe, duke mos lejuar që zjarri të përhapet në shtëpi.

Edhe pse kthesa është e shënuar qartë me sinjalistikë rrugore me shpejtësi 30 km/h, aksidentet janë ende të shpeshta. Prandaj, vendasit ndërmarrin rregullisht veprime që synojnë autoritetet lokale, por deri më tani pa sukses.

“Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme këtu është që fqinjët të mblidhen dhe të organizohen rreth kryqëzimit”, tha fqinji Nels Pierson.

“E di që njerëzit kanë luftuar gjatë dhe fort për të ndryshuar konfigurimin e rrugës dhe ky është momenti që ne duhet ta bëjmë këtë”, përfundoi ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Viti historik i Trepçës dhe i dështimit të Kombëtares

Story i radhës

Hyn në fuqi “ndalimi i burkës” në Zvicër

Të fundit nga

KQZ sot mblidhet nga ora 12:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës me fillim nga ora 12:00 në zyrat e KQZ-së. Si pjesë e rendit të ditës në këtë mbledhje është edhe rekomandimi
ShkoLartë