ne 2025 kishte 0 rritje pensionesh nga buxheti xhixho bonusi i dhene nga qeveria komplet qesharak 67e745e0a02a3

‘Në 2025 kishte 0 rritje pensionesh nga buxheti’, Xhixho: Bonusi i dhënë nga qeveria, komplet qesharak

March 29, 2025
1 minut lexim

Kandidatja e Partisë së Lirisë për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, Erisa Xhixho, e ka quajtur qesharak dhe aspak dinjitoz bonusin e dhënë nga qeveria për pensionistët këtë vit. Sipas saj, vëmendja e qeverisë ndaj kësaj shtrese ka qenë minimale, pavarësisht mbështetjes që ajo i ka dhënë ndër vite Partisë Socialiste.

Xhixho e cilësoi indeksimin prej 4.1% si një ndihmë të papërfillshme, duke theksuar se kjo përkthehet në vetëm “një panine në ditë”.

Ajo krahasoi situatën me Kosovën, ku pensioni mesatar është 340 euro, ndërsa në Shqipëri mbetet në nivelin e ulët prej 160 eurosh.

Ajo gjithashtu kritikoi heqjen e disa ilaçeve nga lista e barnave të rimbursueshme për pensionistët dhe akuzoi qeverinë për mungesën e një politike të qartë në favor të tyre.

Sipas Xhixhos, Partia e Lirisë synon të zbatojë një reformë të thellë në sistemin e pensioneve për të siguruar një trajtim më të drejtë dhe dinjitoz për këtë kategori qytetarësh.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rikthimi ne muzike reagon fero nuk i jap llogari askujt per vendimet e mia pervec krijuesit 67e73c48335b2
Story i mëparshëm

Rikthimi në muzikë, reagon Fero: Nuk i jap llogari askujt për vendimet e mia, përveç krijuesit!

be do te investoje 1 3 miliarde euro ne ai sigurine kibernetike 67e78c69caafa
Story i radhës

BE do të investojë 1.3 miliardë euro në AI, sigurinë kibernetike

Të fundit nga

Profesionet më të kërkuara në Kosovë

Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar po nxit një numër gjithnjë e më të madh të të rinjve në Kosovë të orientohen drejt arsimit profesional. Këtë trend e ka vënë në dukje
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë